Sport
Zyrtare: Llapi vazhdon kontratën me kapitenin e skuadrës
Demokracia
15:26 | 09 Qershor 2022

Share:

Lideri i skuadrës llapjane, Bujar Idrizi ka vazhduar kontratën edhe për edicionin e ardhshëm.

Idrizi, pjesë e ekipit tash e katër edicione radhazi si dhe kapiten i ekipit për vitin e dytë, do të vazhdojë të jap kontributin e tij për ekipin e zemrës, transmeton Demokracia.com.

“Marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit u arrit sot në prani të Presidentit, z. Beqir Batatina, i cili i dëshiroj shumë suksese atij në garat evropiane dhe në edicionin vijues të Superligës!

Ky është një hap para drejt vazhdimit të konsolidimit të ekipit në prag të ndeshjeve ndërkombëtare, me kapitenin që do t’i prij ekipit për t’i bërë krenar gjithë tifozët llapjanë!

Bujar Idrizi ka zhvilluar 134 paraqitje me Llapin në të gjitha garat: Superligë, Kupë, Superkupë dhe Conference League dhe ka arritur të realizoj 6 gola e 12 asistime në 11.793′ minuta”, ka shkruar FC Llapi. /Demokracia.com

Të ngjashme