Sport
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola
Demokracia
09:25 | 05 Maj 2024

Share:

Lionel Messi vazhdon të dhurojë spektakël në MLS, teksa Inter Miami ka marrë fitore të thellë me rezultat 6-2 përballë New York Red Bull.

Ylli argjentinas ka bërë një nga paraqitjet më të mira të tij në fanellë e Inter Miamit duke kontribuar në gjashtë golat e skuadrës së tij.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1 në të mirë të mysafirëve, derisa në të dytën Messi me bashkëlojtarët e tij ishin të pamëshirshëm.

Argjentinasi në fakt realizoi vetëm golin e dytë për 2-1, por dhuroi pesë asistime në këtë sfidë.

Messi asistoi në dy golat e shokut të tij të skuadrës paraguaianit Rojas që shënoi në minutat 48 dhe 62.

Ndërkohë fituesi i tetë ‘Topave të Artë’ dhuroi edhe tre asistime të tjera për Luis Suarezin që realizoi het-trik në këtë sfidë.

Me këtë fitore Inter Miami vazhdon të jetë në pozitën e parë në tabelë në Konferencën e Lindjes me 24 pikë, derisa Messi i prinë listës së golashënuesve me 10 gola e 13 asistime.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024