Sport
Zyrtare: Futbollisti 27-vjeçar largohet nga Bayern Munich si lojtar i lirë
Demokracia
14:38 | 30 Maj 2022

Share:

Corentin Tolisso i ka dhënë fund aventurës së tij te Bayern Munich, duke u larguar si futbollist i lirë.

Reprezentuesi francez është larguar nga “Allianz Arena” pas pesë viteve të kaluara, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare.

“Corentin Tolisso ishte pjesë e ekipit tonë për pesë vjet, i cili bëri histori me sezonin me gjashtë tituj 2020, ndër të tjera. E falënderojmë për arritjet dhe angazhimin e tij dhe i urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen”, tha për uebfaqen zyrtare drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Oliver Kahn.


Tolisso iu bashkua Bayern Munichut në vitin 2017 nga Olympique Lyon./Demokracia.com/

Të ngjashme