Lajme
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë kryeministrit Albin Kurti
Demokracia
12:21 | 06 Maj 2024

Share:

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë shkuar të hënën në mëngjes në zyrë, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Takimi mes QUINT-it dhe Kurtit ka përfunduar tashmë.

Qeveria e Kosovës zyrtarisht nuk është deklaruar lidhur me këtë takim e as nuk dihet se për çka është diskutuar.

Takimi ndodhi 10 ditë para vendimit përfundimtar për Kosovën që pritet ta sjellë Komiteti i Ministrave i kësaj organizate, më 16 maj.

Deri atëherë, Kosova duhet të vazhdojë t’i bindë së paku dy të tretat e 46 anëtarëve të saj përse duhet të jetë në mesin e tyre.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një prej thirrjeve më të zëshme të ndërkombëtarëve, është bërë një lloj kushti për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Qeveria e Kosovës, disa herë është deklaruar rreth kësaj çështjeje.

Themelimi i Asociacionit ka qenë vazhdimisht kërkesë edhe e vendeve të tjera të grupit QUINT, që, pos Francës e Gjermanisë, përfshijnë edhe SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë./Reporteri.net/.

Të ngjashme