Sport
Zyrtare: Dukagjini me transferim të “frikshëm” për rivalët, prezanton sulmuesin e njohur kosovar
Demokracia
11:19 | 26 Korrik 2021

Share:

Sulmuesi me shumë përvojë në futbollin kosovar, Ahmed Januzi është futbollisti më i ri i Dukagjinit të Klinës.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit klinas në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

Dukagjini, skuadër kjo e promovuar së fundmi në elitën e futbollit kosovar është duke u treguar mjaftë aktive në afatin kalimtar të verës.

Ahmed Januzi edicionin e kaluar ishte pjesë e Llapit, ndërkohë që ka djerësitur edhe shumë fanella të ekipeve kosovare dhe jo vetëm.

Januzi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Kombëtaren e Shqipërisë.

“Ahmed Januzi ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, tash pjesë e Dukagjinit”.

“Sulmues me përvojë shumë të madhe edhe në Europë, më saktësisht në futbollin ukrainas, ku për dhjetë vjet ishte aktivizuar te klubi Vorskla në Ukrainë”.

“Me Vorsklan, në mbi 200 paraqitje zyrtare, realizoi 30 gola dhe 18 asistime. Januzi vjen nga skuadra e Llapit”.

“I lindur më 8 korrik 1988, tridhjetetrevjeçari karrierën e filloi te klubi i vendlindjes Vushtrria, më pas kaloi në Shqipëri te Besa e Kavajës, nga aty vazhdoi në Superligën e Ukrainës. U rikthye në futbollin kosovar te Prishtina, ndërkohë gjatë sezonit të fundit ishte pjesë e Llapit. Ahmedit i urojmë mirëseardhje dhe me klubin e Dukagjinit i dëshirojmë shumë suksese”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit. /Demokracia.com

Të ngjashme