Sport
ZYRTARE/ Bayern Munich e konfirmon, ylli i skuadrës rinovon deri në vitin 2024
Demokracia
14:07 | 03 Maj 2022

Share:

Bayern Munich e ka konfirmuar rinovimin me mesfushorin gjerman, Thomas Muller, i cili do të qëndrojë me ekipin bavarez deri në vitin 2024.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi në rrjete sociale, ku tregon gjermanin në dhomën e tij të vjetër, ku shkruhet: “Thomas Muller do të qëndrojë në shtëpi!”.

Kështu Bayerni hedh poshtë çdo aludim për një largim të mundshëm të Mullerit dhe tani do të provojë të mbajë në ekip edhe sulmuesin, Robert Lewandowski. /Demokracia.com

Të ngjashme