Lajme
Premtimi qeveritar, kaluan trivjet, 600 milionët për komunat askund (VIDEO)
Demokracia
21:14 | 28 Prill 2024

Share:

Përveç si premtim elektoral, u përmend edhe nëpër grupe punuese pas zgjedhjeve.

Por granti i katërt qeveritar që u dedikohej komunave mbeti vetëm në letër edhe në vitin e fundit të kësaj qeverie.

Ndihma financiare ku do ndaheshin 600 milionë euro për 4 vjet, parashihej të orientohej në zhvillim lokal për monitoruesit e së cilit zor se do realizohet.

Granti kapital opozita thotë se nisi jetësimin moti, përmes përfshirjes në Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal. Ai për Hykmete Bajramin, deputete e LDK-së po anashkalohet me qëllim.

E pushteti, zotohet se ky grant do te realizohet pas mbylljes së një procesi shtetëror që po zhvillohet. Sipas Driton Hysenit nga kjo parti, kjo lloj dhurate mund të realizohet edhe në këtë mandat pasi në mes të vitit rëndom bëhet rishikimi i buxhetit.

Të ngjashme