Lajme
Zogaj: Kurti e ka nis një ‘luftë’ para 20 dite, grevën në arsim
Demokracia
20:36 | 17 Shtator 2022

Share:

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se mund të nis sërish luftë në Kosovë. 

Zogaj përmes një shkrimi në Facebook tha se Kurti e ka një ‘luftë’ të nisur para 20 dite, e ajo është greva në arsim.

Sipas tij, si një kryeministër që është, Kurti nuk po tregon as gatishmërinë e as aftësinë që ta fitojë këtë ‘luftë’.

“Duke dështuar brenda vendit, ne shumicën e çështjeve qe po përballet, pa asnjë përgjegjësi jep intervista ne media te huaja duke paralajmëru për një lufte te mundshme me Serbinë.

Përcaktohu kryeministër-ose bën thirrje për investime të huaja, duke ofruar siguri e energji për kompanitë qe dojnë me investu në Kosovë, ose kerkon armatim nga vendet që janë të gatshme me të dhënë. Të dyjat bashkeënuk shkojnë”, tha ai.

Të ngjashme