Lajme
Dimal Basha: Drejtori i RTK-së nuk ka lidhje me lirinë e shprehjes
Demokracia
23:12 | 09 Maj 2024

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka vlerësuar se drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ish-aktivist i Vetëvendosjes, nuk ka lidhje me lirinë e shprehjes.

Basha e tha këtë në Contex të ATV-së ku po diskutohet për pushtetin dhe mediat e në veçanti pasi në një emision në RTK, kur u pyet për Asociacionin, i tha gazetares se kjo është pyetje sikur e RTS-në.

“Drejtori ka reagu. Mu çka më pëlqen është se po thonë është i Vetëvendosjes e ai u çu reagoi ndaj meje. Mu çka më vjen keq është se ai nuk merr vesh në liri të shprehjes. Unë se kam zgjedh veç unë mendoj që në liri të shprehjes ai djali nuk merr vesh.”, tha ai.

Basha u shpreh se ai ka të drejtë të jap mendimin e tij dhe nuk duhet t’i thuhet ta mbyllë gojën në emër të lirisë së shprehjes.

Të ngjashme