Lajme
Haziri: Qe gjashtë muaj qeveria ka provuar disi ta dërgojë draftin e Asociacionit në kushtetuese pa e miratuar vetë
Demokracia
22:58 | 09 Maj 2024

Share:

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur për refuzimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dërgojë draft-Statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese si kusht të vendosur nga Gjermania, Franca e Italia për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës, tha që “qe gjashtë muaj” në fakt qeveria kosovare ka provuar dërgimin e këtij dokumenti për rishikim kushtetues përmes mënyrave tjera.

Sepse kjo situatë ka gjashtë muaj që është bë ping-pong në Kosovë. (Kurti) është mundu m’e çu në Gjykatë Kushtetuese si letër, si non-paper, masi e quajte qashtu. Është mundu përmes presidentes, është mundu edhe përmes një kanali tjetër, sipas verdiktit të gjykatës kushtetuese të 2016. Por, momenti që Qeveria e bën vendim, sepse nuk shkon në Gjykatë pa vendim të qeverisë”, ka thënë Haziri në KTV.

Marrëveshje e Brukselit thotë dekret i qeverisë, na me ligj s’e quajmë dekret por vendim të qeverisë. Po qajo është dekret. Qeveria vendos dhe e çon në GJK”, tha ai.

Të ngjashme