Lajme
Zhvillimet në veri sjellin sërish në Kosovë Miroslav Lajçak, nis takimin me Osmanin
Demokracia
15:25 | 04 Korrik 2023

Share:

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi ka nisur rreth orës 15:00, ndërsa Lajçak pasdite pritet të takojë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë sot se, vizita e sotme në Prishtinë e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është që përfundimisht të gjendet rruga për de-eskalim të situatës në veri.

Në konferencën për media, Stano tha se Lajçak pas Prishtinës do të jetë në Beograd, dhe se kjo vizitë është në kuadër të frymës së diskutimeve të Këshillit Evropian.

“Kjo vizitë specifike është vazhdim i Këshillit Evropian. Këshilli Evropian, siç e dini, liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së po diskutonin për tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ata kërkuan për deeskalim të shpejtë, pra kjo është në frymën e diskutimeve të Këshillit Evropian dhe konkluzioneve të Këshillit se Përfaqësuesi i Lartë, Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak që të udhëtojë si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd për t’i çuar çështjet përpara për të gjetur përfundimisht rrugën për të de-përshkallëzuar dhe të mos kemi përshkallëzim, të mos jemi dëshmitarë të vazhdimit të tensioneve, por të de-përshkallëzojmë dhe në fund të kthehemi te bisedimet për normalizim në kuadër të dialogut”, tha Stano.

Thirrje për sh-tensionimin e situatës në veri janë duke bërë vazhdimisht BE dhe SHBA.

Të ngjashme