Sport
Zhdrella thotë se besimi në Zot ia bënë më të lehtë agjerimin në muajin e Ramazanit
Demokracia
16:20 | 06 Prill 2022

Share:

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka nisur ditë më parë. Besimtarët e fesë Islame do të praktikojnë agjerimin e cila ua ndalon ushqimin dhe pijën për 30 ditë, si njëra nga shtyllat e kësaj feje.

Shumë prej tyre që po e “kursejnë” veten nga ushqimi dhe pija për orë të tëra janë edhe disa futbollistë dhe gjyqtarë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndër futbollistët që po agjerojnë këtë vit është edhe Mentor Zhdrella.

Ndikimi, sfidat dhe vështirësitë e agjerimit te futbollistët dhe gjyqtarët e Kosovës

Mesfushori me shumë përvojë i Dukagjinit të Klinës deklaroi për Demokracia.com se besimi në Zot e bën atë dhe disa bashkëlojtarë të tjerë të agjerojnë dhe ta kalojnë më lehtë atë.

“Jo vetëm unë, por edhe plotë futbollistë, bashkëlojtarë agjerojnë këtë muaj. Besimi në Zot na bënë të mos e kemi të vështirë agjerimin e Ramazanit. Sigurisht varet edhe si ushqehesh pas kohës së iftarit”, deklaroi futbollisti Mentor Zhdrella për gazetën./Demokracia.com/

Të ngjashme