Lajme
Policia jep detaje mbi ngjarjen në Lupç të Podujevës ku mbetën të plagosur katër persona
Demokracia
09:49 | 02 Maj 2024

Share:

Policia e Kosovë ka dhënë detaje për tentim vrasjen në fshatin Lupç të Podujevës.

Sipas policisë, janë arrestuar pesë persona të cilët pas një mosmarrëveshje të mëhershme jane përleshur mes vete, ku është përdorur edhe një armë zjarri.

Tre të dyshuarit po vazhdojnë trajtimin në QKUK, kurse dy të tjerë janë dërguar në mbajte.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Fsh.Lupç, Podujevë 01.05.2024-15:32. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë përplasur në mes veti, në rast është përdorur edhe armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar të kalibrit të vogël. Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit, janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje, mirëpo tre prej tyre ende janë duke marr tretman mjekësor në QKUK dhe janë nën sigurim të policisë.

Të ngjashme