Arte
Zendaya rrezaton elegancë në kampanjën e re të Valentinos
Demokracia
12:15 | 17 Mars 2021

Share:

Aktorja Zendaya pas suksesit me filmin “Malcom&Marie” dhe serialit “Euphoria” tani po shkëlqen si një yll i vërtetë në kampanjën e re të Valentinos SS21.

Me titull Valentino Collezione Milano, oferta pranverore është një “koleksion që shpreh një qëndrim radikal përmes krijimtarisë” – një maksimë e cila mund të zbatohej po aq lehtë për vetë Zendaya, transmeton Demokracia.com

Fushata shoqëruese nga Michael Bailey Gates, vë në pah elegancën e paepur të aktores ndërsa ajo vesh një palë xhinse indigo dhe një këmishë të hollë, boho gjysmë transparente.

Veshjen e shoqëron me çantë Handle Roman Stud Valentino Garavani, e cila, në duart e Zendaya, shndërrohet në një simbol të ripërtërirë të freskët punk./Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Valentino (@maisonvalentino)

Të ngjashme