Arte
Zendaya refuzon rolet ku karakteret femra vetëm ndihmojnë meshkujt
Demokracia
12:50 | 14 Janar 2021
Ze

Share:

Për aktoren e re Zendaya, ky vit ishte mjaft i sukseshëm, ajo ishte nominuar dhe më pas fitoi një Emmy; luajti në dy episode bonus të Euforisë; u bë fytyra e Valentinos; dhe arriti të marr rol kryesor në romancën e ardhshme të shumëpërfolur të Netflix, Malcolm & Marie.

Pavarësisht ngritjes së saj astronomike, vitin e kaluar, aktorja e gjeti veten duke marrë oferta për një numër të konsiderushëm rolesh mbështetëse për protagonistin mashkull. Në një intervistë të re me mediat ndërkombëtare, Zendaya tregon se, për shkak të kësaj, ajo përfundoi duke refuzuar shumë oferta për punë.

“Nuk është domosdoshmërisht se ndonjë prej skenarëve ishte i keq apo diçka e tillë,” shpjegoi ajo. “Unë thjesht u ndjeva sikur shumë nga rolet që po lexoja, nuk ishin komplekse sa duhej, nuk kishte shtresa të karakterit dhe unë mund t’i kisha luajtur të gjithë si i njëjti person dhe nuk do të kishte rëndësi”.

“Mënyra më e mirë për të përshkruar këto role është se i shërbenin qëllimit për të ndihmuar personazhin mashkull të arrinte atje ku duhet të shkonin, të bënin atë që duhet të bënin”, vazhdoi Zendaya. “Personazheve të ofruara u mungonte motivi personal dhe dukeshin njëdimensionale”.

Më poshtë po sjellim trailerin e filmit “Malcom & Marie”, i cili do të shfaqet në Netflix me datën 5 shkurt.

Të ngjashme