Auto&Tech
YouTube krijon mundësinë që të këndosh edhe ti si Sia apo John Legend
Demokracia
09:58 | 20 Nëntor 2023

Share:

“Dream Track” quhet dhe i ngjan vërtet një ëndrre. Ti mund të këndosh tani dhe zëri yt të dalë njësoj si i këngëtarëve më të mirë të momentit.

Edhe YouTube po ecën përkrah zhvillimeve të Inteligjencës Artificiale. Me këtë mjet të ri mund të regjistrosh deri në 30 sekonda audio duke përdorur zërat e këngëtarëve.

Deri tani janë nëntë artistë që kanë dhënë lejen e tyre për t`u përfshirë në këtë aplikacion. Mes tyre është John Legend, Sia, Demi Lovato, T-Pain etj.

Përmes tekstit përdoruesit mund të gjenerojnë automatikisht këngë të shkurtra deri në 30 sekonda në zërin dhe stilin e një artisti që ata zgjedhin.

YouTube nën pronësinë e Alphabet po përpiqet të përqafojë dhe nxjerrë fitime edhe nga kryqëzimi i Inteligjencës Artificiale me muzikën.

Të ngjashme