Auto&Tech
Një rrjet i ri social është gati për treg
Demokracia
23:13 | 13 Maj 2024

Share:

Një rrjet i ri social që synon popullsinë më të re, Nospace, do të laçohet në qershor të këtij viti, shkruan “Business Insider”. Ata e quajnë veten “rrjeti social më social” sepse thonë se prioriteti i tyre është ndërveprimi mes përdoruesve, sesa publikimi i përmbajtjes virale.

Nospace është krijuar nga Tiffany Zhong, e cila vetë është anëtare e “Gjeneratës Z”, dhe siç tha kompania, tashmë janë 500 mijë persona në listën e pritjes.

Aplikacioni do të inkurajojë përdoruesit të ndajnë mendimet e tyre për gjëra të përditshme. Aplikacioni bazohet kryesisht në postimet me tekst, dhe ekziston gjithashtu mundësia që përdoruesit të kalojnë në opsionin për të parë vetëm postimet e miqve të tyre. Çdo profil mund të modifikohet – ngjyra e llogarisë, sfondi dhe fonti.

“Përdoruesit mund të jenë aq të çuditshëm ose autentikë sa të duan”, ka thënë Zhong. Qëllimi i rrjetit të ri social është t’u tregojë përdoruesve të rinj se si ishte koha kur MySpace dhe Facebook ishin mjetet më të njohura (dhe pak a shumë të vetmet) për të krijuar lidhje dhe njohje përmes internetit.

“Mos harroni se sa argëtues ishte interneti përpara reklamave dhe algoritmeve? Ne e bëjmë dhe duam ta kthejmë atë”, thuhet në përshkrimin e aplikacionit në AppStore.

Të ngjashme
Auto&Tech • 29 Maj 2024