Auto&Tech
YouTube ia zgjat suspendimin pafundësisht Trumpit, ia shton masat e ndalesës Giulianit
Demokracia
14:28 | 30 Janar 2021

Share:

Gjiganti i videove, YouTube, ia zgjati suspendimin pafundësisht të përdorimit të tij ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ndërkaq ia shtoi masat e ndalesës për gjenerim të të hyrave këshilltarit të tij, Rudy Giulianit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Kompania e kishte bllokuar Trumpin për të postuar në këtë platformë dy herë brenda dy javëve të fundit. Së pari e kishte bllokuar atë më 12 janar, në kohën kur ndodhën trazirat në Capitol Hill. YouTube ia zgjati suspendimin atij të martën e kaluar, ndërkaq përfundimisht ia ndaloi atij pafundësisht.

Trumpit i është ndaluar edhe përdorimi i platformës Twitter, së fundi edhe Facebook po e shqyrton mundësinë e suspendimit të përhershëm të tij. /Demokracia.com

Të ngjashme