ShowBiz
Xhensila Myrtezaj sot feston ditëlindjen, ky është urimi i Besit
Demokracia
21:11 | 09 Prill 2022

Share:

Për këngëtaren shqiptare Xhensila Murtezaj sot është një ditë e veçantë.

Këngëtarja sot feston ditëlindjen e saj të 29-të.

Urime të shumta mori artistja nga miqtë, fansat dhe kolegët me rastin e ditëlindjes.

Partneri i saj, aktori Bes Kallaku përmes një “InstaStory” i bëri një urim të veçantë këngëtares.

“Me këtë foto i urojmë mami Xhensila Myrtezaj edhe 100 pranvera me diell dhe këngë të bukura”, kishte shkruar aktori i humorit.

Kujtojmë se këngëtarja mbetet aktive edhe me projekte muzikore dhe kënga e fundit është “Mëkati jem”, në bashkëpunim me Majk dhe Getoar Selimin. /Lajmi.net/

 

Të ngjashme