ShowBiz
“Jashtë më je lëpirë”, Romeo i nxjerr sekretet nga jashtë Gracianos në BBVA
Demokracia
20:22 | 09 Maj 2024

Share:

Shtëpia e “Big Brother VIP” në Shqipëri ka qenë vendi i një përplasjeje të ashpër mes dy banorëve, Romeo Veshajt dhe Graciano Taganit.

Tensionet kanë arritur kulmin kur dy protagonistët u përballën me njëri-tjetrin në një debat të fortë që ka shpërthyer që në orët e para të mëngjesit.

Gjatë shkëmbimit të ndezur të fjalëve, aktori Romeo Veshaj ia ka bërë me dije balerinit Graciano Tagani se ai është shpifës dhe se “jashtë i është lëpirë”, një akuzë të cilën Graciano ka hedhur poshtë me vendosmëri.

 

Debati u intensifikua kur Graciano iu drejtua Romeos duke e pyetur se si do të justifikohet për veprimet e tij jashtë shtëpisë.

Romeo u shpreh se një nga arsyet pse kishte hezituar të hyjë në “Big Brother VIP” ishin pikërisht thashethemet: “Jashtë këto gjëra nuk mi thua dot në sy”, insistoi ai gjatë përplasjes. Ndërsa Graciano iu përgjigj: “Nuk ti them dot në sy? As nuk më intereson me u marrë me ty jashtë. Jashtë mua ti nuk më intereson”.

Ndërhyrja e banorëve të tjerë dhe stafi i emisionit arritën që të qetësojnë situatën, megjithëse mbetet e paqartë se si do të zhvillohet raporti mes tyre në ditët në vijim.

Të ngjashme