Lajme
DOKUMENT | Zyrtari i AQP-së mbi dy vite në konflikt interesi, kundërkorrupsioni nuk merr masa ndaj tij
Demokracia
09:22 | 10 Maj 2024

Share:

Ardi Mehmeti është zyrtar i lartë në Agjencinë Qendrore të Prokurimit – AQP. Edhe ai e ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit – APK, shkruan Demokracia.com.

Zyrtari i AQP-së ka shkruar se është bashkëpronarë në biznesin  “AMFA L.L.C”. Për më shumë, ai ka shkruar se roli i tij në këtë biznes është i nivelit menaxherial. Edhe nga faqja e ARBK-së shihet se ai është drejtor.

Pozita e tij menaxheriale prej drejtori është në kundërshtim me ligjin në fuqi, i cili bie mbi Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit – APK.

Neni 13, paragrafi 1 dhe neni 14, paragrafi 1 i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, të cilët përcaktojnë se: “Zyrtari i lartë nuk mund të jetë menaxher, përfaqësues i autorizuar ose anëtar i ndonjë organi menaxhues apo mbikëqyrës i personave juridik privat, fitimprurës sipas ligjit përkatës për shoqëritë tregtare dhe organizatave joqeveritare, përjashtuar subjektet e përcaktuara në nenin 14 të këtij ligji”.

Edhe në vitin e klauar, ai ka deklaruar se në këtë biznes ka pozitë menaxheriale. APK-ja nuk ka marrë asnjë veprim ndaj tij, që të heq dorë nga të qenit menaxher.

Ky biznes për aktivitet primar ka “Aktivitetet e kontabilitetit, libërmbajtjes dhe auditimit; këshillime tatimore”.

Mehmeti ka deklaruar se pagë vjetore nga AQP merr 8,937.36  euro, ndërsa divident nga biznesi ka pasur 2,570.75  euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme