Lajme
SHBA i ndaloi armët Izraelit, Netanyahu: Biden bëri një gabim, por shpresoj t’i kapërcejmë mosmarrëveshjet tona
Demokracia
09:02 | 10 Maj 2024

Share:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se presidenti amerikan Joe Biden bëri një gabim, pasi SHBA ndaloi dërgimin e një ngarkese me bomba në Izrael në mënyrë që ato të mos përdoren për të vijuar ofensivën izraelite në Rafah.

Por shpreson se ai dhe presidenti amerikan Joe Biden mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre për luftën në Rripin e Gazës, pasi Biden vendosi kushte për dërgimin e armëve për shtetin hebre.

“Unë e njoh Joe Biden për shumë vite, 40 vjet e më shumë. Ne shpesh kemi pasur marrëveshjet tona, por kemi pasur mosmarrëveshjet tona. Ne kemi qenë në gjendje t’i kapërcejmë ato. Shpresoj se mund t’i kapërcejmë ato tani,” tha Netanyahu.

Në një intervistë me drejtuesin e emisionit amerikan Dr. Phil që do të transmetohet të enjten në mbrëmje, Netanyahu tha se forcat izraelite po bëjnë gjithçka që munden për t’i lënë njerëzit të largohen nga Rafah.

“Ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të mbrojtur vendin tonë dhe kjo do të thotë të mbrojmë të ardhmen tonë. Dhe kjo do të thotë se ne do të mundim Hamasin, duke përfshirë në Rafah. Nuk kemi zgjidhje tjetër,” shtoi Netanyahu.

Ndërkohë Egjipti po i bën thirrje Hamasit dhe Izraelit që të tregojnë “fleksibilitet” për të arritur “sa më shpejt të jetë e mundur” një armëpushim në luftimet në Rripin e Gazës lidhur me lirimin e pengjeve izraelitë, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e tij në Kajro.

Gjatë një interviste telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, ministri egjiptian Sameh Choukri nënvizoi “rëndësinë e nxitjes së palëve që të tregojnë fleksibilitet dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të arritur një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund tragjedisë humanitare” në enklavën palestineze, i tha Choukri homologut të tij amerikan.

Të ngjashme