Lifestyle
Xhaketa që ju duhet patjetër në garderobë pranverën e këtij viti
Demokracia
21:25 | 28 Mars 2022

Share:

Ngjyrat e buta dhe të lehta, pastel dominojnë tendencat e modës së pranverës 2022. Por ato evoluojnë në variacione të reja moderne dhe me shije “rock”, me një xhaketë xhins të shkurtër dhe në masë pak të madhe, gjithnjë e më femërore.

Xhaketa xhins: trendi pastel për pranverën 2022

Një trend i përjetshëm, i aftë për të rifreskuar menjëherë veshjet pranverore, xhaketa xhins është sërish protagoniste në raftin e xhaketave të garderobës. Risia e këtij viti janë nuancat e reja delikate ose me pastel, duke filluar nga roza si modelet e Saint Laurent, Attic and Barn dhe Lili Sidonio.

Një xhaketë xhins ndriçon çdo pamje edhe në nuancat neutrale të ngjyrës krem, bezhë dhe gri perlë. Pa harruar nuancën mbretëreshë të vitit 2022: e verdha, lime dhe bluja klasike e hapur.

Tendenca në sfilatat e modës…

Fryma e përditshme dhe jashtëzakonisht “rock”, joshja perëndimore, por me nuanca romantike. Xhaketa xhins pastel është pjesa kryesore për t’ju dhuruar freskinë e përhershme dhe që do të mbizotërojë pranverën e vitit 2022.

Stili i përditshëm

Mund të kombinoni një xhaketë të lirshme me një palë pantallona me të njëjtën teksturë, me aksesorë të thjeshtë, çantë komapkte dhe do të plotësoni pamjen tuaj plot stil edhe në përditshmëri.

 

Të ngjashme