Sport
Xhaka publikon dy foto të periudhave të ndryshme: Ndjenjë e jashtëzakonshme të kthehem në Prishtinë
Demokracia
11:06 | 10 Shtator 2023

Share:

Kosova barazoi 2:2 dje me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Pjesë e ekipit të Zvicrës ishin edhe Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari e Uran Bislimi, që të katër me prejardhje shqiptare.

E kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka reaguar edhe në profilin e tij në Instagram.

Ai publikoi dy foto të periudhave të ndryshme në Prishtinë. E para në vitin 2005 së bashku me vëllain e tij të madh, Taulant Xhakën dhe tjetra e bërë mbrëmë.

“Ndjenjë e jashtëzakonshme të kthehem në Prishtinë”, shkroi Xhaka.

Të ngjashme