Lajme
VV-ja sulmon Përparim Ramën se nuk di për “Lojërat Mesdhetare”, harrojnë që Kurti e huqi edhe vitin
Demokracia
15:46 | 11 Shtator 2023

Share:

Lëvizja Vetëvendosjes – dega në Prishtinë përmes një video, ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nuk e ka asnjë kontribut për organizimin e Lojërave Mesdhetare më 2030 në Prishtinë.

Në ketë video, VV thotë se Rama do të duhejt të fliste për arrestimet në komunën, teksa thuhet se Rama ka “bllokuar” kur është pyetur për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

“Përparim Rama si kryetar i Prishtinës sot mbajti konferencë të jashtëzakonshme, madje jo në Komunë, por direkt sapo arriti në Aeroportin e Prishtinës. Në vend se Përparim Rama të mbante konferencë për media mbi arrestimet e dy njerëzve më të afërm të tij, ai u përpoq të sjell ekskluzivitetin e Lojërave Mesdhetare 2030, punë për të cilën nuk e ka asnjë kontribut të vetëm”, thuhet në reagimin e LVV-së.

“Më poshtë shihni bllokimet e tij në pyetjet konkrete dhe specifike për të cilat nuk e ka as idenë më të vogël.” – thuhet në reagimin e VV-së.

Por, ndërkohë, si duket VV-ja ka harruar që shefi i tyre, Albin Kurti, kishte ngatërruar datën se kur do të mbahen Lojërat Mesdhetare.

Të ngjashme