Lajme
Vushtrri| Tri vajza gjejnë një portofol me dokumente dhe para, e dorëzojnë në polici
Demokracia
18:14 | 19 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Tri vajza në Vushtrri kane gjetur portofol me dokumente dhe para, të cilën më pas e kanë dorëzuar në polici.

Policia njofton se më pas është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas  procedurave i njëjti ka pranuar atë bashkë me paratë dhe dokumentet.

“Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e tri vajzave është dorëzuar  një portofol (të cilin e kishin gjetur në rrugë), në portofol  kishte dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë të parave”.

“Nga ana e policisë, është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas  procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, duke çmuar këtë gjest human, falënderon tri vajzat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme