Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth rrahjes së djalit të ish-ministrit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.
Të hënën në Llapnasellë të Graçanicës është rrahur 18-vjeçari, Nikolla Rashiq, i cili është djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.
Pas këtij incidenti, 18-vjeçari mori lëndime të rënda në fytyrë, ku edhe i janë thyer tre dhëmbë, por që ka pasur edhe gjakderdhje të madhe.
Të martën në një konferencë për medie, Rashiq tha se beson që ky ka qenë një sulm i organizuar.
Lexo edhe:
Por për këtë sulm, Lista Serbe, përkatësisht kryetari i saj, Goran Rakiq, e ka akuzuar Albin Kurtin, si përgjegjës dhe duke thënë se edhe vetë Rashiq e Rada Trajkoviq kanë qenë në dijeni.
Lexo edhe:
Rakiq thotë se sulmin ndaj djalit të Rashiqit e ka orkestruar dhe urdhëruar Kurti
Por ka qenë vetë Rashiq i cili i është përgjigjur akuzave të Rakiqit, duke thënë se kjo është e pabesueshme dhe theksoi se, nuk ka asnjë prind që e rrah fëmijën e tij për përfitime politike, raporton Demokracia.com.
Lexo edhe:
Rashiq: Turp për Rakiqin dhe këdo që mendon se e kam organizuar sulmin kundër djalit tim
Në mbrojtje të Listës Serbe ka dalë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ashtu sikurse Rakiq e ka akuzuar Albin Kurtin për rrahjen e djalit të Nenad Rashiqti.
Gjatë së mërkurës në një konferencë për medie, Vuçiq ka thënë se Lista Serbe nuk ka dorë në sulmin masiv fizik kundër djalit të Nenad Rashiqit.
Sipas Vuçiqit, në këtë incident kanë kontribuuar krerët politikë shqiptarë, përfshirë edhe Albin Kurtin.
“Si u bë që ata të përfshijnë Listën Serbe dhe shtetin serb?. Krerët e politikës shqiptare përfshirë edhe Albin Kurtin kanë kontribuuar në atë ngjarje”, ka thënë Vuçiq.
Ai po ashtu ka thënë se akuzat drejt Listës Serbe janë gënjeshtra derisa thekson se nuk do të lejojë që Serbia të poshtërohet.
“Nuk do të lejoj që shteti i Serbisë të poshtërohet nga disa idiotë me gënjeshtrat e tyre të përditshme”, ka shtuar tutje Vuçiq.
Akuza drejt Kurtit rreth rrahjes së djalin të Nenad Rashiqit dje ka drejtuar edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Theksojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së sotme i ka shqiptuar masën prej 30 ditësh paraburgim shtatë të pandehurve, në mesin e tetë të arrestuarve. /Demokracia.com/
Lexo edhe:
Një muaj paraburgim për sulmuesit e djalit të Nenad Rashiqit