Lajme
Rashiq: Sulmi kundër djalit tim ishte i organizuar
Demokracia
15:42 | 23 Shkurt 2021

Share:

Nenad Rashiq është deklaruar për medie pas rrahjes që iu bë djalit të tij, Nikolla.

Gjatë së hënës është rrahur nga disa persona djali i ish-ministrit serb, Nenad Rashiq.

Gjatë së martës, vetë Rashiq, në një konferencë për medie ka thënë se dyshon që ky sulm ka qenë i organizuar, pasi që siç theksoi ai, personat të cilët e kanë rrahur djalin e tij, nuk kanë qenë nxënës të shkollës në Llapnasellë, por kanë qenë nxënës që e kanë kryer shkollim disa vite më parë.

Fakti që e bën të dyshoj se ishte sulm i organizuar, ka qenë pasi që të gjithë ata kanë qenë me mjete të forta përfshirë thikë, boks hekuri e çekan, raporton Demokracia.com.

“Që të keni të qartë. Atë grup që ka qenë para shkollës, ata nuk janë nxënës ata e kanë përfunduar shkollën para disa viteve. Kanë qenë një grup i madh. Prapë nuk e bëj preoditimikin nuk e di çka kanë punua ata. Por është shumë, të cilët shumica prej tyre kanë përfunduar shkollimin para disa vejte dhe kanë qenë para shkollës me çekan, thika e boksa hekuri. Kjo është pyetjeje që e kam paraqitur edhe më herët jo vetëm për mua por edhe institucioneve, çka po bëjnë ata atje. Sipas meje, kjo është organizim dhe unë nuk e paragjykoj dhe nuk e bëj vlerësimin se a kanë qenë të urdhëruar, të organizuar apo sipas organizimit spontan pas ndeshjes së futbollit, por ka prova të mjaftueshme që ta hulumtojë ashtu siç duhet këtë rast. Cili do të jetë rezultati i hulumtimit unë do ta pranojë dhe zbatimi i ligjit mund të ndalë problemet që i kemi pasur dje”, ka theksuar Rashiq. /Demorkacia.com/

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024