Lajme
Vuçiq: Po të kisha nënshkruar deklaratën për paqe, do të pranoja se Kosova është shtet
Demokracia
13:10 | 18 Tetor 2023

Share:

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se sapo ka dëgjuar se “Pesëshja e Madhe” po sjellin “disa nga plane të tyre dhe disa nga idetë e tyre”.

“Është e vërtetë apo jo, do ta shoh kur ta sjellin. Kështu që do të shoh, të studioj se çfarë kanë sjellë, pastaj do t’i informojë qytetarët e Serbisë dhe më pas do të reagojmë”, ka thënë Vuçiq për gazetarët që po e përcjellin në kryeqytetin kinez.

Ai gjithashtu ka thënë për Kurtin se ai çdo herë sjell nga një letër “që askush nuk do të kishte pranuar ta nënshkruajë”, por edhe atij i ka sjellë disa herë letrat dhe çdo herë është nervozuar sepse ky i ka refuzuar, transmeton Paparaci.

“Ai më thotë, unë të kam sjellë të firmosësh deklaratën e paqes dhe pastaj mendon se ka sjellë diçka të këndshme për të nënshkruar sepse aty përdoret fjala “paqe”. Porse ai harron t’ju thotë secilit prej juve, ndaj edhe ju gazetarët bëni sikur jeni injorantë dhe të pakualifikuar dhe nuk e kuptoni se çfarë në të vërtetë ai ofron, sepse vetëm shtetet sovrane dhe të pavarura mund ta nënshkruajnë deklarata. Pra, në momentin që do ta kisha nënshkruar, unë do ta kisha njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo është një imtësi që askush prej jush nuk dëshiron ta kuptojë, e as “ata të tjerët”.

“Por për fat, ai është aty për t’u kujdesur për këtë”.

“Por edhe ekspertët na ndihmojnë në punën që bëjmë, që kjo të mos ndodhë”, pretendon Vuçiqi.

Ai thekson se të gjitha këto në fakt janë “mashtrime” të Prishtinës.

Kurti e përdori fjalën “deklaratë e paqes” për të thënë se Serbia është kundër paqes, “ndërsa situata është e kundërta”, thotë Vuçiq.

“Ndryshe nga kryeministri i Kosovës, Serbia është pikërisht për paqen”, pretendon Vuçiq, por thotë se “nuk mund ta shpallë Kosovën shtet të pavarur”.

Të ngjashme