Lajme
Vuçiq i përbuzë deputetët e Parlamentit Evropian: Do të më vinte turp
Demokracia
09:04 | 21 Tetor 2023

Share:

Nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ishte në pozitën e deputetëve evropianë që votuan për rezolutën që kërcënon regjimin e tij me sanksione, nëse përcaktohet përgjegjësia e Serbisë për sulmin terrorist në qytetin e Banjskës, në Veri të Kosovës, siç tha ai, do të turpërohej.

Kështu i shohin gjërat, tha Vuçiq në hapjen e objektit të stacionit hekurudhor Prokop në Beograd, i pyetur për rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila u miratua në PE.

I pyetur për faktin se Rezoluta e PE kërkon që ai të njohë pavarësinë e Kosovës në bazë të së drejtës ndërkombëtare, Vuçiq tha se sa i përket ligjit, “nëse do të isha unë në vendin e atyre që kanë bërë një përfundim të tillë, do të më vinte turp. “Serbia do të mbijetojë, pavarësisht tyre”, tha ai, percjell Frontonline.

Presidenti i Serbisë, pasi vizitoi objektin e stacionit hekurudhor Prokop, dhe duke folur për rëndësinë e projektit që ka realizuar qeveria e tij, tha se kishte kohë vetëm për tri pyetje të gazetarëve, edhe pse dje PE miratoi , sipas shumë vlerësimeve, rezoluta më e ashpër për Serbinë ndonjëherë.

Këshilltari i tij për media, megjithatë, ktheu kokën pas dhe arriti në përfundimin se nuk kishte kush të bënte pyetje.

Pas kësaj, dy gazetarë të mediave pro-regjimit të Vuçiq, Informer dhe Novosti, pyetën vazhdimisht për rëndësinë e projekteve të infrastrukturës të qeverisë së tij dhe më në fund, një gazetar nga gazeta pro regjimit – Alo – thirri me një pyetje nënçmuese për sanksionet.

Siç e përmendëm, ai u përgjigj vetëm me dy fjali duke pyetur: “Ku janë ekspertët, për shkak të tyre kam marrë kohë për këto tre pyetje…”. 

 

Të ngjashme