Lajme
Vuçiq i kundërpërgjigjet Von Cramon: “Kjo flet shumë për urrejtjen e saj ndaj Serbisë”
Demokracia
11:40 | 23 Gusht 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka cilësuar “të trishtueshme” akuzat e erudodeputetes gjermane Viola Von Cramon se ai “ka të ngjarë” t’i ketë bërë presion presidentit ukrainas që të mos e njohë Kosovën si shtet.

Von Cramon ka thënë të martën se ka shumë mundësi që Vuçiqi është pajtuar ta takojë Zelenskyn që të ushtrojë presion mbi Ukrainën që të mos e njohë Kosovën. Ajo ka hedhur dyshime se presidenti serb i ka ofruar armë Zelenskyt në këmbim të mosnjohjes së Kosovës.

Në një reagim ndaj komenteve të Von Cramon të mërkurën, Vuçiq tha se “kjo flet shumë për urrejtjen e saj ndaj Serbisë.

“Nëse nuk do të ishte qesharake, do të ishte e trishtueshme. Kjo flet shumë për urrejtjen e saj ndaj Serbisë. Kam biseduar me Zelenskyn për gjithçka, për luftën në Ukrainë, për Kosovën dhe Metohinë, integritetin territorial… Zelensky shikon pozicionin e Ukrainës, ai e di se çfarë është puna e tij. Ne patëm një bisedë të mirë, për fat të keq nuk e përmenda Von Cramon-in, por herën tjetër do ta bëj”, ka thënë presidenti serb në një paraqitje para mediave në Zemun, në periferi të Beogradit.

Vuçiq tha eurodeputetja gjermane mendon se ai është një superfuqi botërore.

“Mikja e famshme e liderëve tanë të opozitës, për të cilin më e rëndësishmja është që Ukraina do ta njohë Kosovën. Pas fjalëve të saj, gjithçka bëhet e qartë për ju. E sillni këtu që të na rrahë me çekiç për koke. Ajo grua ka thënë se Vuçiq është një superfuqi botërore që po i bën presion Ukrainës”, tha Vuçiq.

Von Cramon ka deklaruar dje se shpreson që Zelensky e kupton rrezikun politik nëse arrihet një marrëveshje me Vuçiqin për të marrë armë nga Serbia në këmbim të mosnjohjes së Kosovës.

Sipas saj, pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë në interes të Ukrainës gjithashtu

Të ngjashme