Auto&Tech
Vjen për karta grafike memoria më e shpejtë GDDR6 e Samsung
Demokracia
23:21 | 14 Korrik 2022

Share:

Memoria e re GDDR6 e Samsung zbaton teknologji të reja prodhimi dhe materiale të avancuara izoluese dhe ofron shpejtësi deri në 24 Gbps.

Samsung ka njoftuar se ka nisur dërgimin e DRAM-it të parë industrial GDDR6, i cili mundëson shpejtësi të përpunimit të të dhënave deri në 24 gigabit për sekondë (Gbps).

Kujtesa është krijuar në procesin e prodhimit 10 nanometër të Samsung dhe është projektuar për të përmirësuar ndjeshëm performancën e kartave grafike të gjeneratës së ardhshme, laptopëve dhe konzollave të lojërave, si dhe aplikacioneve të bazuara në inteligjencën artificiale dhe sistemet HPC.

Samsung deklaron se memoria e re GDDR6 do të mundësojë 30 për qind shpejtësi më të larta krahasuar me produktet e mëparshme të memories 18 Gbps.

Kur integrohet në kartat grafike premium, GDDR6 DRAM mund të transferojë deri në 1.1 TB (terabact) të dhëna ose rreth 275 filma Full HD në më pak se një sekondë.

Gjigandi i Koresë së Jugut planifikon të tregtojë DRAM GDDR6 24 Gbps në platformat GPU gjatë periudhës së ardhshme.

Të ngjashme