Lajme
Prokuroria në Gjilan del me një kërkesë për drejtorin e FC Dritës, Valon Zymberi që sulmoi fizikisht kryetarin e “Intelektualëve”
Demokracia
16:25 | 26 Prill 2024

Share:

Prokuroria në Gjilan ka dhënë një kërkesë pas rrahjes fizike që drejtori sportiv i klubit “Drita”, Valon Zymberi ia bëri disa tifozëve gjilanas.

Në kërkesën e Prokurorisë, kërkohet që Valon Zymberi t’i ndalohet ofrimi ndaj disa personave të caktuar dhe kërkohet që i njëjti të lajmërohet në stacion policor.

“Kërkese e Prokurorisë për të pandehurit është ndalimi i ofrimit te personave te caktuar dhe lajmërim ne Stacionin Policor ne Gjilan. Gjyqtari i procedurës paraprake ne lidhje me këtë çështje sot do te mbaje seancën dëgjimore ne ora 15:00 dhe pas mbajtjes se seancës do te nxjerr aktvendim”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Valon Zymberi është një nga emrat më të përmendur ditëve të fundit në vend.

Atij iu publikuan disa video ku shihet teksa me disa persona të tjerë sulmon fizikisht udhëheqësin e grupit të tifozëve “Intelektualët”, Taulant Byqmeti.

Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, derisa sot do të merret vendim i ri.

Të ngjashme