Lajme
Viti i largët 2009- Koha kur Kurti e Jasharaj ishin shokë, godisnin së bashku pushtetin
Demokracia
22:04 | 05 Shtator 2022

Share:

Para 13 viteve, në vitin e largët 2009, ishin takuar ne qytetin e Pejës dy shokë, pa e ditur se në të ardhmen do të ishin armiq të njëri-tjetrit, shkruan Gazeta Insajderi.

Rrahman Jasharaj nga Peja e kishte pritur Albin Kurtin që kishte ardhur nga Prishtina.

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!

Priština: Neverovatan način da zaradite 20.000 dinara dnevno
Ishte mbajtur një takim me aktivistët e shoqerisë civile. Dyshja kishin hedhur idene e krijimit të një Iniciative Qytetare që do të kritikonte pushtetin e atëhershëm për keqpërdorime e lënie anash të qytetarit.

Dyshja Jasharaj e Kurti pas atij takimi kanë ndjekur rrugë të ndryshme.

Njëri ka përzgjedhur të merret me çështje sindikale e tjetri me aktivitete politike.

Por, dyshja janë “takuar” sërish pas 13 viteve. Me 2022.

Në fakt janë “takuar” interesat e tyre të kundërta. Jasharaj që kërkon rritje pagash për mësuesit, ndërsa Kurti që kërkon shtypjen e grevistëve dhe nuk i pëlqen që ta kritikoj askush, përfshirë Jasharajn që në vitin 2009 e kishte “shokë të idealit”.

Madje, Kurti për me keq publikisht ka deklaruar se nuk do ta takoj kurrë Jasharajn.

Ai kishte thënë se s’mund të takohet me të, meqë është rregull që të takohet me kreun e BSKPK-së, Athde Hykollin.

“Unë kam takuar disa herë kreun e BSPK-së, z.Atdhe Hykollin. Ndërsa ministrat e mi kanë takuar degët sindikale të BSPK-së. Nëse duam shtet duhet të ketë rregullsi. Unë s’dua të kapërcej kreun e BSPK-së e të takojë liderë të degëve sindikale, sepse ashtu ska rregullsi”.

Ndërkaq Jasharaj e ka mirëkuptuar dëshiren e Kurtit për mos ta takuar.

“Le të takohet me krerët e BSPK-së. Me Atdhe Hykollin. S’ka dert që unë s’jam në takim. Vec le të gjejnë zgjidhje”, ka pohuar Jasharaj në Pressing.

Të ngjashme