Lajme
VIDEO | Ja si e “vodhi” dhe e fshehu, Albin Kurti zmadhuesin e zërit
Demokracia
22:14 | 14 Korrik 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka publikuar sonte në llogarinë e saj në facebook një video të shkurtër nga përplasja e djeshme në Kuvend.

Në këtë video shihet se si kryeministri Albin Kurti ia merr zmadhuesin e zërit deputetes së PDK-së, pasi që ajo e vendos në tavolinën e tij.

“Kot e ka Kryeministri! Nuk ka vjedhje dhe fshehje të zmadhuesit të zërit opozitar që hesht të vërtetën e koordinimit të tij me Radojçiqin kundër veteranëve të UÇK”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Ky zmadhues u përdor dje nga deputetët e PDK-së për ta dëgjuar përgjimin e shefes së Grupit Parlamentar të PDK-së, Mimoza Kusari-Lila me shefin e deputetëve serbë, Sllavko Simiq. Në këtë përgjim, Kusari-Lila e pranon se ka folur me kriminelin serb, Millan Radojiçiq. /Demokracia.com/

Të ngjashme