Lajme
Ministrja Haxhiu ngutet, e ofendon qeverinë: Ne kishim dashur një qeveri tjetër, jo kështu si palaço
Demokracia
14:19 | 02 Maj 2024

Share:

Ministrja e Drejtësisë është nervozuar shumë me akuzat e opozitës për korrupsion.

Në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet për raportin e DASh-it që flet për korrupsion serioz qeveritar, Haxhiu gabimisht ka fyer qeverinë, pjesë e së cilës është ajo.

Duke u munduar t`i thotë opozitës palaço, ajo këtë epitet ia ka dhënë Qeverisë.

“Prandaj, nuk kemi nevojë për leksione prej juve, përveç se me ju thanë se jeni opozitë pa kauzë, jeni opozitë pa plan, fatkeqësisht. Për neve si qeveri është fatkeqësi me e pasë një opozitë pa plan, pa kauzë, pa strategji dhe e cila çka t`i del gjatë ditës diçka e bënë temë në Kuvendin e Kosovës. Ju kështu jeni, kjo është fatkeqësi për neve, sepse ne kishim dashur një qeveria tjetër, jo kështu si palaço” ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024