Lajme
Haliti: Raporti i DASh për korrupsion në Qeveri është i saktë, shikoni ndryshimin në veshjen e ministrave si kanë hyrë e si po dalin
Demokracia
14:11 | 02 Maj 2024

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është shprehur i bindur se konstatimet për “korrupsion serioz qeveritar” nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit janë të sakta.

Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet raporti i DASH-it për Kosovën, Haliti, ka ilustruar korrupsionin qeveritar me ndryshimin e dukjes së ministrave aktual.

“Nuk e besoj që Raporti i DASH-it ka bërë gabim, sepse edhe look-un e ministrave po ta shikosh, si kanë hyrë dhe si po dalin gradualisht, edhe veshja edhe dukja edhe xhipat edhe servisi rreth e përçak ju ka ndryshuar”.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën i publikuar të hënën e 22 prillit thuhet se në Kosovë ka “probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit”, pastaj “kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve” dhe gjithashtu “korrupsion serioz qeveritar”.

Të ngjashme