Camila Cabello është imazhi i ri i fushatës së parë dygjuhëshe të Victoria’s Secret në mbështetje të parfumit të saj të njohur Bombshell.

“Kam nderin të jem shtesa më e re e familjes Victoria’s Secret Bombshell dhe të jem pjesë e fushatës së parë dygjuhëshe të markës”, ka thënë këngëtarja në Instagram. “Bombshell ka të bëjë me përqafimin e asaj që je, dhe ta festosh atë çdo ditë”.

Camila ndau të dy reklamat që shkrepi për kompaninë, njëra prej të cilave është anglisht dhe spanjisht dhe tjetra e gjitha në spanjisht.


Në të dyja, ajo përshkruan se çfarë do të thotë për të fjala “bombë”. Sipas këngëtares, ka të bëjë me “të zotërosh dëshirat, kënaqësitë e tua dhe të shijosh gjithçka që jeta ka për të ofruar — ato gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë!”. Ajo gjithashtu thotë se ka “një bombë në të gjithë ne”.

Reklama tregon një foto të adhurueshme të Cabello që shikon me besim në kamerë.


Cabello gjithashtu ndau fotografitë promovuese që shkrepi për fushatën dhe ajo duket, guxojmë ta themi, si një bombë totale.

Ajo tregoi pse personalisht i pëlqeu xhirimet, duke shtuar në një postim të veçantë, “Është e rrallë që njollat ​​e mia të diellit të kenë momentin e tyre”. /Telegrafi/