Lajme
Veterani i Luftës së Dytë Botërore: Putini është pak i çmendur, ka nevojë për psikiatër
Demokracia
18:07 | 18 Nëntor 2022

Share:

Peter Colthup, veteran i Luftës së Dytë Botërore, i cili festoi të enjten 100-vjetorin e lindjes, sot iu dhuruan dy medalje për shërbimin e tij në Holandë.

Ai gjithashtu komentoi mbi luftën në Ukrainë – që ka filluar që nga muaji shkurt të këtij viti.

Colthup tha: “Putini është pak i çmendur, apo jo? Ai është një fatkeqësi psikologjike.

“Ai duhet të vizitojë një psikiatër”, vazhdoi ai.

Peter Colthup

Colthup shërbeu në “Regjimentin e Pilotëve të Glider” dhe mori pjesë në “Operacionin e Market Garden” në Holandë në shtator të vitit 1944.

Të premten, një ditë pas ditëlindjes së tij të 100-të, ai u befasua me “Medaljen Holandeze të Çlirimit” dhe Medaljen e Market Garden nga grupi holandez në shtëpinë e tij në Whitstable, Kent.

Colthup, me origjinë nga Londra, fillimisht iu bashkua Regjimentit të Essex pasi ishte nën 18 vjeç kur u regjistrua për t’u bashkuar me përpjekjet e luftës, transmeton Telegrafi.

Më pas ai u bashkua me Regjimentin e Pilotëve të Glider dhe mori pjesë në Operacionin e Market Garden, i cili u përpoq të krijonte një rrugë aleate në Gjermaninë veriore mbi lumin Rhine.

Të ngjashme