Lajme
Vetëm 14% e zyrtarëve publikë e kanë deklaruar pasurinë deri tash
Demokracia
14:00 | 20 Mars 2023

Share:

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vetëm 14.4% e zyrtarëve shtetërorë e kanë deklaruar pasurinë. 23.3% e tyre kanë filluar plotësimin e deklarimit.

Agjencia përmes këtij njoftimi në fakt ka bërë edhe thirrje për zyrtarët që obligohen me ligj ta deklarojnë pasurinë, ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë.

Postimi i Agjencisë:

– 685 zyrtarë, rreth 14.4 %, kanë dorëzuar deklarimin e pasurisë përmes platformës elektronike.

– 1059 zyrtarë, rreth 22.3 %, kanë filluar plotësimin e deklarimit të pasurisë.

Deklarimi i rregullt i pasurisë ka filluar me 1 mars dhe përfundon me 31 Mars.

Agjencia tashmë ka vënë në funksion deklarimin elektronik të pasurisë.

Ftojmë zyrtarët që obligohen me ligj, qe ta bëjnë sa më parë deklarimin e pasurisë!

Të ngjashme