Banorët e spektaklit Big Brother VIP Kosova kanë pushtuar tashmë ekranet e shumë shqiptarëve me të bëmat e tyre brenda shtëpisë së vëzhguar nga kamerat.

Të martën, disa prej tyre zgjodhën që të në veshjet e tyre të përfshijnë simbole patriotike.

Ka qenë fillimisht djali i humoristit Rasim Thaqi – Cima, Artan Thaqi, i cili veshi një bluzë me dizajnin e ushtrisë e cila në krahun e majtë kishte stemën e UÇK-së.

Foto: Big Brother VIP/YouTube

Ndërkohë, bluza kishte të shkruar në mes të saj frazën: “Së bashku drejt zhvillimit dhe lumturisë me lirinë që e fituam me gjak dhe sakrificë”.

Të njëjtën bluzë e veshi më vonë edhe reperi Getinjo, të cilën e huazoi atë nga Artani.

“Nuk e heq, fle me të edhe le të më largojnë prej shtëpisë kushdo që e kundërshton”, ka thënë reperi nga Ferizaj pasi e ka veshur bluzën në fjalë.

Përndryshe në spektaklin Big Brother VIP janë katër të nominuar këtë javë: MC Beka, Xhuli Nura, Lugati dhe Shota Baraliu – njëri prej tyre largohet nga shtëpia të premten.