Arte
Vepra e Banksy arrin të mbledh 14.4 milionë për bamirësi
Demokracia
16:46 | 23 Mars 2021

Share:

Një vepër arti e Banksy në të cilën shihet një djalë të ri duke luajtur me një kukull infermiere superhero ka mbledhur 14.4 milion £ për bamirësitë e NHS pasi u shit në ankand.

Game Changer, nga artisti anonim i grafitit, u shfaq në një holl në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton gjatë valës së parë të pandemisë, transmeton Demokracia.com

Shtëpia e ankandeve Christie’s e kishte përshkruar vizatimin si një “përkushtim universal” për ata që luftonin me Covid.

Një riprodhim i vizatimit do të mbetet i ekspozuar në spital.

Banksy kishte thënë më parë se 9.9 milion paund të marra për pjesën e tij Devolution Parlament, që tregon House of Commons të tejkaluar me shimpanzetë, ishte më e paguara ndonjëherë nga pikturat e tij.

Vepra artistike u dorëzua në spital në maj me një shënim, i cili thoshte: “Faleminderit për gjithçka që po bëni. Shpresoj që kjo të ndriçojë pak vendin, edhe nëse është e vetmja bardh e zi”.

Ata e gjëtën të varur pranë departamentit të urgjencës dhe stafi tha në atë kohë se kishte ndihmuar në rritjen e moralit./Demokracia.com

Të ngjashme