Lifestyle
Vendi më i vizituar në botë: Qendra tregtare nëpër të cilën kanë kaluar 105 milionë njerëz
Demokracia
08:24 | 09 Prill 2024

Share:

Shifra marramendëse milionëshe është një rekord për destinacionin turistik të Dubait të ndërtuar në vitin 2008

Kompania shumëkombëshe e Emirateve për zhvillimin e pasurive të paluajtshme Emaar pretendon se në vitin 2023, rreth 105 milionë njerëz kanë kaluar nëpër qendrën tregtare “Dubai Mall”, që e bën atë vendin më të vizituar në botë.

Kjo është një rritje prej 19 për qind krahasuar me vitin 2022, kur në qendër kaluan 88 milionë njerëz.

“Qendra jonë tregtare mishëron frymën e gjallë të qytetit dhe përkushtimin tonë ndaj cilësisë”, tha themeluesi i Emaar Mohamed Alabbar kur prezantoi rezultatet e biznesit, transmeton Telegrafi.

Pranë ndërtesës më të lartë në botë

Shifra marramendëse milionëshe është një rekord për destinacionin turistik të Dubait të ndërtuar në vitin 2008, i cili mbulon një sipërfaqe të pabesueshme prej 1.200.000 metrash katrorë – pikërisht pranë ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa.

Të ngjashme