Lifestyle
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Demokracia
10:39 | 05 Maj 2024

Share:

Grija është një nga zgjedhjet e përjetshme të ngjyrave, që funksionon si një ton neutral shumë i pëlqyer

Sipas arkitektëve, ka disa ngjyra që nuk kombinohen kurrë me grinë, sepse kjo e fundit cilësohet si një nuancë e ftohtë.

“Ngjyrat e ndezura, të krahasuara me grinë krijojnë një efekt vizualisht tronditës, ndërsa tonalitetet e tokës nuk ofrojnë kontrast të mjaftueshëm, duke rezultuar në një pamje jo të pëlqyeshme,’ thotë Tamara Fitton, dizajnere, shkruan House & Gardens.

Por, cilat janë këto pesë ngjyra që nuk shkojnë me grinë?

1. Tonalitetet e ngrohta

Grija si ngjyrë e ftohtë, duhet të kombinohet po me tonalitete të ftohta dhe jo ato të kundërtat që nuk krijojnë aspak një harmoni nuancash. Ndaj, jo të verdhë apo bezhë, nëse keni tashmë gri në shtëpi.

2. E bardha

Grija me të bardhën krijojnë një kontrast të lartë, ndaj shmangeni si kombinim nëse nuk doni zymtësi në shtëpi.

3. Gri & gri

Për t’u siguruar që keni dhënë mjaftueshëm efektin e grisë në hapësirën tuaj, provoni një ngjyrë tjetër të theksuar dhe jo të njëjtën, sepse thjesht nuk do të shihet asnjë ndryshim.

4. Portokalli ose e kuqe

Portokallia e ndezur ose e kuqja e fortë duken të çuditshme për t’u kombinuar me grinë. Kjo e fundit shkon shumë me tonet primare si rozë, vjollcë ose blu dhe shumë më pak me të tjerat për shkak të niveleve të ngopjes së ngjyrës, citon Anabel.

5. Kafe

Grija me kafen “përplasen” mjaftueshëm vizualisht sepse janë tonalitete toke dhe së bashku nuk krijojnë asnjë kontrast të lezetshëm. Ndaj, mos e provoni në shtëpi!

Të ngjashme