Arte
Vdes tragjikisht aktorja e filmit “Gone Girl”
Demokracia
11:17 | 15 Qershor 2021

Share:

Aktorja Lisa Banes, e njohur për rolin e Marybeth Elliot në filmin “Gone Girl” ka vdekur të hënën nga dëmtimet e shkaktuara pasi u godit nga një skuter.

Ajo ishte 65-vjeçare.

Banes, pësoi dëmtim në tru dhe nuk ishte në gjendje të shërohej, informon Demokracia.com.

Një zëdhënës i policies në New York tha se deri tani nuk është arrestuar askush për këtë rast, pasi ngasësi i skuterit u largua nga vendi i ngjarjes.

Lindur në Ohio dhe e rritur në Colorado, Banes mori pjesë në Julliard përpara se të niste një karrierë të gjatë dhe historike në New York dhe Hollywood, duke u shfaqur në dhjetra shfaqje televizive dhe filma. /Demokracia.com/

Të ngjashme