Lajme
Vdes në QKUK 80-vjeçari që u aksidentua në rrugën Prishtinë-Pejë
Demokracia
15:13 | 01 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se 80-vjeçari i cili është goditur nga vetura në rrugën Prishinë-Pejë, përkatësisht në Vragoli, ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 14:15, nga Emergjenca e QKUK-së është pranuar informata se personi i aksidentuar, në Vragoli ka ndërruar jetë”, tha ai .

Krasniqi tha më tej se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Vetura godet një 80-vjeçar në rrugën Prishtinë-Pejë

Të ngjashme