Arte
Vdes në moshën 91 vjeçare aktori i njohur, Christopher Plummer
Demokracia
19:46 | 05 Shkurt 2021

Share:

Aktori i njohur Christopher Plummer ka vdekur sot në moshën 91 vjeçare.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se familjarët kanë konfirmuar vdekjen e fituesit të Oscar-it, sot përmes një njoftimi, transmeton Demokracia.com.

Ata thanë se aktori tashmë i ndjerë ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Connecticut, pranë bashkëshortes së tij, Elaine Taylor.

Ndryshe, Plummer kishte fituar çmimin Oscar në vitin 2011.

Ai ka qenë pjesë e shumë filmave të njohur si The Sound of Music, The Man Who Would Be King and All the Money in the World./Demokracia.com/

Të ngjashme