Arte
Vdes aktori i njohur, ky është shkaku i vdekjes
Demokracia
11:58 | 19 Maj 2021

Share:

Aktori i njohur Charles Grodin, i njohur më së shumti për interpretimet e tij në filmat si “The Heartbreak Kid” dhe “Beethoven”, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Aktori vdiq të martën në shtëpinë e tij në Connecticut, njoftoi New York Times, ndërsa djali i tij, Nicholas ka konfirmuar se shkak i vdekjes ishte kanceri i palcës kockore.

Grodin e filloi karrierën e tij me role televizive para se të fillonte të merrte pjesë në filma. Ai bëri debutimin e tij në Hollywood me rolin në “20 000 Leagues Under the Sea”.

Charles u bë i famshëm kur ai luajti një pjesë në komedinë të quajtur “Tchin-Tchin”, ku interpretonin gjithashtu Anthony Quinn dhe Margaret Leighton.

Ai është i njohur gjithashtu dhe për interpretimin e tij në filmin Beethoven në 1992.

Interpretimi i tij i fundit në film ishte në vitin 2017 ku luajti rolin e Arthur në “An Imperfect Murder.” Grodin gjithashtu shkroi drama dhe libra ku vlen të përmendet “It Would Be So Nice If You Weren’t Here” apo “How I Get Through Life”. /demokracia.com/

Të ngjashme