Sport
VAR-i do të aplikohet këtë edicion edhe në Ligën e Konferencës
Demokracia
16:26 | 12 Janar 2023

Share:

Teknologjia VAR do të aplikohet edhe në Conference League, kompeticionin që po zhvillohet për herë të dytë në histori.

UEFA ka marrë vendimin përfundimtar për zbatimin e VAR-it në duelet me eliminim direkt në Conference League.

Sfidat e raundit të 1/16-ve do të zhvillohen në 16 dhe 23 shkurt, ato të raundit të 1/8-ve në 9 dhe 16 mars, ndërsa çerekfinalet në 13 dhe 20 prill.Më pas duelet gjysmëfinale (11 dhe 18 maj) për të mbërritur te finalja e madhe e 7 qershorit që do të luhet në “Fortuna Arena” të Pragës (Çeki).

Kësisoj, me përdorimin e VAR-it pritet të reduktohen ndjeshëm gabimet arbitrare në këtë turne.

Të ngjashme