Auto&Tech
Valdrin Haliti nga Ferizaj – emër në webfaqen zyrtare të Apple
Demokracia
12:57 | 14 Prill 2024

Share:

Valdrin Haliti, një 22-vjeçar nga Komuna e Ferizajt, ka zbuluar dhe identifikuar një gabim në sistemin operativ të kompanisë Apple, iOS.

Emri i tij është shfaqur në website-in zyrtar të Apple, kompanisë gjigande teknologjike.

Haliti ka zbuluar dhe identifikuar me sukses disa gabime në sistemin operativ të Apple, iOS, duke ndihmuar në përmirësimin e programit të tyre.

Kjo ka bërë që emri i tij të dalë në dritë si një kontribues i rëndësishëm për përmirësimin e një nga platformave më të përdorura në botë.

Në shkrimin e tij në Facebook, Haliti ka thënë se ai ka gjetur disa gabime softwerike të progarimit iOS.

Pas një pune të gjatë, jam tejet i lumtur të ndaj lajmin me ju se emri im është shfaqur në faqen zyrtare të Apple si rezultat i gjetjes së gabimeve që i kam bërë në pjesën softwerike të programit IOS.

Së shpejti, do të shfaqet emri im përsëri edhe për një korrigjim tjetër që ka ndodhur për shkak të hulumtimeve dhe raportimeve që i kam bërë në faqen e Apple. Që të dyja këto evidentime nga unë, do të mbesin të shfaqura përgjithmonë në ëebfaqen zyrtare të Apple.” – ka shkruar ai në profiling e tij në Facebook.

Të ngjashme